E premtoi me bujë/ Ramës i dështon tenderi i satelitëve, askush nuk bën ofertë

0
103

Edi Ramës i ka dështuar për të disatën herë tenderi i satelitëve.

Një vit më parë, në një nga daljet e tij euforike, pasi vendi u dogj gjithë verës nga zjarret, Rama doli e tha se Shqipëria do të ngrinte në qiell 2 satelitë, ‘Albania 1 dhe 2’.

Afati i vendosur nga Rama ishte muaji Mars i këtij viti (2022)

Por tenderi për satelitët, dështoi disa herë me radhë.

I fundit është ai i datës 20 qershor, ku asnjë firmë nuk ka bërë ofertë për të sjellë satelitë për Edi Ramën.

Dështimin e ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve. Kjo sepse siç mësohet nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Image

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica është shkarkuar nga posti i tij, pikërisht për këto dështimet që Rama nuk i ka pranuar.

Në vend të tij, u emërua një emër mjaft i akuzuar, Geraldina Prodani. Kjo e fundit ka qenë sekretare e ministrisë së Shëndetësisë kur janë dhënë dhjetëra koncesione dhe janë bërë qindra tendera sekretë, shumica prej të cilëve janë nën hetim nga SPAK.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here