“Po Shqipëria pse e refuzon BE-në?”, Tabaku: Kryeministri autokrat nuk dëshiron integrimin, kontrolli do të jetë më i fortë

0
133

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me samitin e BE-së në Bruksel.

Rama deklaroi se me shumë mundësi do të dëgjojnë një “jo” në Samit dhe ngriti pyetjen se për çfarë duhet të merrte pjesë.

Në reagimin e saj,Tabaku e quan Ramën një kryeministër autokrat dhe Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë.

Tabaku: Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?

Kryeministri Rama më herët bëri me dije se sot diskutoi me Vuçiçin dhe Kovaçevskin. Ai u shpreh se “gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here