Aliçka: 1400 fëmijë shqiptarë janë masakruar nga gjenocidi serb, por Vuçiç, Daçiç e Vulin nuk janë penduar!

0
79

Z. Agim Aliçka, një nga bashkëautorët e librit “Kurrë mos Harro” mbi gjenocidin serv në Kosovë, tha sot gjatë promovimit të këtij studimi në Tiranë ndër të tjera se “faktet dhe dokumentet për gjenocidin serb janë të pakontestueshme. Ai ishte i tmerrshëm”, por “ Serbia e udhëhequr nga shovinistë dhe racistë si Vuçiç, Daçiç dhe Vulin nuk është penduar fare për krimet kundër civilizimit”.

Aliçka tha: “Vij para jush si shqiptar nga toka e Kosovës, e ndarë padrejtësisht nga Nëna Shqipëri me zemër të pastër të mbushur me dashuri. Po vij dhe me një brengë të madhe në zemrën time. Ta qaj hallin me Nënën Shqipëri, me motrat dhe vëllezërit shqiptarë për situatën tonë kombëtare, për harresën tonë të krimeve barbare serbe.

Vij dhe si shqiptaro-amerikan nga mërgata jonë e jashtëzakonshme jo për t’iu shitur mend, por për ta shfrytëzuar të drejtën time për të dhënë mendimin tim, për kombin për të cilin i takoj, për të cilin jam gati të jap çdo gjë.

Vijmë këtu, bashkë me shokun dhe mikun tim Dr. Nusret Pllana, për të folur në emër të më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe qindra e mijëra viktimave të gjenocidit shekullor serb mbi popullin e pafajshëm shqiptar.

Gjenocidi serb mbi shqiptarët nuk bën të harrohet kurrsesi, nuk mund të falet, nuk mund të harrohet. Askush nuk e ka atë të drejtë. Përpjekjet serbe për zhdukjen e popullit shqiptar janë planifikuar dhe ekzekutuar me përpikmëri nga qeveria serbe, kisha serbe dhe Akademia e Shkencave Serbe.

Ato kanë filluar që nga zbritja e serbëve nga malet dhe shpellat e Karpateve dhe deri në vitin 1999. Faktet dhe dokumentet për gjenocidin serb janë të pakontestueshme. Ai ishte i tmerrshëm.

Sipas Prof. Pllanës, është realizuar në pesë etapa. Pas secilës etapë, ne kemi harruar dhe krimet janë përsëritur.

Serbia e udhëhequr nga shovinistë dhe racistë si Vuçiç, Daçiç dhe Vulin nuk është penduar fare për krimet kundër civilizimit. Ata janë në vuajtje e sipër dhe e fajësojnë kriminelin e luftës Millosheviç pse nuk ia ka arritur qëllimit për ta zhdukur komplet kombin shqiptar. Ata po vazhdojnë me urrejtjen e hapur kundër shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë, bazuar në rrena dhe propaganda mashtruese armiqësore. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here