Thellohet skandali me motrën e Nuredin Dumanit/ Ministria e Jashtme kërkoi pajisjen me certifikatë sigurie

0
2845

Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.

Xhuljana Dumani, pasi është katapultuar në Ministrinë e Jashtme, në zyrën e sekreteve të NATO-s në këtë institucion, ka marrë edhe certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

Skandali u bë publik nga CNA.al dhe një ditë më parë pati edhe një reagim nga Ministria e Jashtme.

Një reagim politik që e përforcoi me tej skandalin.

Pavarësisht se kjo çështje nuk është politike, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një vend normal demokratik duhej të ishte shkarkuar,  pasi motrën e një vrasësi e ka futur në zyrën e sekreteve.

Blofi i Ministrisë së Jashtme

Siguria kombëtare dhe siguria e NATO-s,është e rrezikuar. Një praktikante, siç e quan motrën e një vrasësi serial Ministria e Jashtme, ka në dorë sekrete të rëndësishme të NATO-s.

Kjo vërtetohet nga certifikata e lëshuar nga DSIK-u, e cila qartësisht shkruan se Xhuljana Dumani pajiset me dokument të informacionit të klasfikuar “sekret shtetëror” të NATO-s.

Image

Por, Olta Xhaçka dhe zyrtarët e saj që janë njoftuar nga DSIK, e konsiderojnë Xhuljana Dumanin si një praktikante.

“Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në përfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Image

Si u thyen hallkat që nga Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka rënë, praktikisht po, pasi është përfshirë në një skandal tejet të rëndë, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe të NATO-s.

Zanafilla e këtij skandali merr jetë në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Jashtme.

Drejtoria Juridike e Sigurisë së Informacionit në Ministri të Jashtme, e cila drejtohet nga Etleva Haka, është hallka e parë e verifikimit për certifikatë sigurie. Pra, është hallka e parë që qenka këputur.

Image

Pasi është po kjo drejtoreshë që e çon në DSIK kërkesën për cerifikatë sigurie për një punonjës.

DSIK është hallka e dytë që është këputur dhe respektivisht nga Drejtori i Vetingut pranë DSIK, Mark Ndreca si dhe Dorian Tola, drejtori i DSIK.

Ndërsa, hallka e fundit që është këputur është vetë SHISH.

Të gjitha këto hallka janë ato që bëjnë verifikimin e pastërtisë së figurës për të pajisur me certifikatë sigurie dhe të gjitha janë këputur.

Përfundimi është se motra e një “killer”-i serial u pajis me certifikatë sigurie për sekretet e NATO-s, me dijeninë e plotë të paktën të tre institucioneve, që kishin infromacione që Nuredin Dumani ka qenë në kërkim dhe pas arrestimit, ka zbërthyer një sërë vrasjesh mafioze.

Dëshmitë e tij ishin në të gjitha mediat, por për Ministrinë e Jashtme, DSIK, SHISH, kanë qenë inekzistente./CNA.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here