Kievi, vërejtje perëndimit për mosfurnizimin me armë të sofistikuara: Gati të luftojmë edhe me lopata’

0
92

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba i tha një medie gjermane se Ukraina do të vijojë të luftojë kundër Rusisë edhe nëse nuk do të marrë armët që ka kërkuar nga perëndimi.

Megjithatë kryediplomati u shpreh se humbjet nga këto vonesa do të jenë të konsiderueshme.

“Nëse nuk marrim armët, në rregull. Atëherë ne do të luftojmë me lopata. Por do të vijojmë të mbrojmë veten sepse kjo është një luftë për ekzistencën tonë. Sa më parë të marrim armët, sa më shpejt që të dërgohen, aq më mirë do na bëjnë. Nëse ato vijnë me vonesë, ne përsëri do të falënderojmë perëndimin, por atëherë do të ketë shumë humbje dhe më shumë njerëz do kenë vdekur,” u shpreh ai.

Vërejtjet e shefit të diplomacisë së Kievit erdhën ndërsa ai ishte i ftuar në një panel diskutimesh në Gjermani, i cili përfshinte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si edhe politikanë e ekspertë politikë gjermanë.

Kuleba gjatë ndërhyrjes përmes skype, ngriti alarmin se ka një çekuilibrim fuqie mes forcave të Kievit dhe atyre të Moskës dhe se kjo po i jep revansh ushtrisë ruse.

Një vërejtje e pati edhe për ata që sugjerojnë lëshimin e territoreve në këmbim të paqes.

“Artileritë ruse mposhtën Ukrainën 15 me 1 në Donbas. Kievi nuk mund të fitojë me kaq çekuilibrim fuqie. Politikanët perëndimorë, të cilët besojnë se Kievi duhet të bëjë lëshime ndaj Rusisë dhe të pranojë ta zgjidhë konfliktin me një marrëveshje paqeje për shkak të gjendjes së rëndë në fushë betejë janë të gabuara,” tha Kuleba.

Ukrainës i ngelën disa nga rezervat më të mëdha ushtarake nga ish-republikat sovjetike pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Kievi aktualisht thotë se ka humbur deri në gjysmën e armëve të rënda duke luftuar kundër Rusisë dhe forcave të saj aleate në lindje.

Kievi i është lutur perëndimit për t’i dërguar armë artilerish, tanke dhe avionë luftarakë, por ka marrë vetëm një pjesë të atyre që ka kërkuar.

Aleatët e Ukrainës thonë se janë të shqetësuar se Moska mund ta merrte dërgimin e armëve si një përshkallëzim serioz, dhe mund t’i konsideronte furnizimet si një pjesë të armiqësisë.

Moska thotë se çdo ndihmë ushtarake që i jepet Ukrainës përshkallëzon dhe zgjat konfliktin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here