‘Do e rrëzoj Kurtin’/ Hija e skandaleve të Ramës mbi mbledhjen e qeverive

0
107

Qëndrimet e ndryshme të dy kryeministrave, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Kosovës, Albin Kurti, për njër-tjetrin dhe për nisma rajonale, si Ballkani Hapur, dhe çështje të tjera, janë veç disa nga dallimet, që në esencë shpërfaqin raportin ndër-personal mes tyre duke ndikuar edhe në raportet shtetërore.

Nën hijen e kësaj, Rama me kabinetin e tij do mbajnë mbledhjen e përbashkët, të tetën me radhë me qeverinë e Kosovës, shkruan gazeta Nacionale.

Rama erdhi të dielën në Kosovë. Ai vizitoi disa kompani kosovare, teksa rrugëtimin ditor e përmbyllën në mbrëmje me qëndrimin në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.

Në fund, Edi Rama mori pjesë në darkën anti-Albin, që sipas raportimeve ishte inicuar nga Baton Haxhiu. Mes njerëzve të ftuar në këtë takim ishin drejtues mediesh si Arben Ahmeti, Ilir Mirena, Astrit Gashi, Valon Syla, Kushtrim Sadiku, e Leonard Kërquki ndër tjerë.

Në këtë takim ishte edhe një gazetar i ri i panjohur për publikun e që punon për një medium të drejtuar nga Baton Haxhiu me emrin Lirim Mehmetaj.

Po ashtu për këtë ndejë reaguan disa nga pjesëmarrësit dhe disktuimet e tyre pritet të shihen ditëve në vazhdim.

Burime të gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur në mënyrë të papranueshme në lidhje me Qeverinë Kurti II në një prej takimeve të mbajtura në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.

“Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator,”- është fjalia që ka dalë nga goja e kryeministrit shqiptar, dhe që është thënë para disa prej funksionarëve shqiptarë që ishin pjesë e takimit të Ohrit.

Ky takim është mbajtur më datën 8 qershor. Për fjalët e thëna nga Rama në këtë takim, burimet i kanë thënë Nacionales se madje ekziston edhe një audio-inçizim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here