Denoncimi nga mediat e Brukselit: BE po jep fonde për ‘zëdhënësit’ e Ramës dhe Vuçiç

0
132

Avokatët e lirisë së medias kanë kritikuar ashpër Komisionin Europian për shkak të fondeve të dhëna për krijimin e një redaksie të përbashkët me agjencitë mediatike evropiane.

Sipas disa medieve të Brukselit, përfshi EuObserver dhe EurActiv, e ashtuquajtura ‘Redaksia Europiane’ ka marë një grant për të krijuar një hapësirë të përbashkët për 16 agjenci në Bruksel. Pjesë e Redaksisë Europiane, e cila udhëhiqet nga agjencia gjermane DPA, janë edhe AFP e Francës dhe ANSA italiane.

Por skandali qëndron te fakti se pjesë e projektit janë edhe organizatat mediatike ballkanike Tanjug nga Serbia dhe ATSH nga Shqipëria.

Pikërisht këto të fundit nuk shihen si agjenci të pavarura mediatike, por si zëdhënëse të qeverive. Kështu deklaroi Flutura Kusari nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe medias në Lajpcig të Gjermanisë.

“Agjentët e marrëdhënieve me publikun nuk meritojnë mbështetje nga fondet e BE-së,” tha ajo.

Por Komisioni Europian ka hedhur poshtë këto kritika.

Një zëdhënës tha se këto agjenci, njësoj si agjencitë e tjera, duhet të respektojnë detyrimet e tyre si pjesë e Redaksisë Europiane, tha ai.
Tanjug, ish-agjencia zyrtare e Jugosllavisë, tani është në pronësi të Taçno, një kompani me lidhje të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, shkruan EuObserver.

Tanjug ka marrë një numër kontratash të konsiderueshme qeveritare, ndërkohë që raporton kryesisht në favor të partisë në pushtet.

Christian Mihr nga Reporterët pa Kufij thotë se është shumë e rëndësishme që këto agjenci të jenë të pavarura.

Kurse Kusari thekson se BE duhet të tregojë kujdes se cilave media në rajon u jep fonde.

Sipas saj, BE duhet të japë fonde për projekte që bashkojnë gazetarët e pavarur dhe profesionistë, që përmbushin standardet etike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here