Kajmaku kapet me 20 kg kokainë, Balla si Rama: Nuk ka punë me ne

0
151

Pak ditë më parë u publikuar lajmi se ish-kreu socialist i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar në Itali dhe i janë kapur 20 kilogramë kokainë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e Agim Kajmakut.

“Ky është një qëndrim i yni që nuk bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, tha ai.

“Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, shtoi Balla.

Ky qëndrim i Ballës shkon në linjën e Ramës për të cilin përgjegjësia është individuale. Po kaq shumë po bëhen, sa edhe kjo deklaratë e tij e përsëritur edhe nga rilindas të tjerë, e ka humbur me kohë sensin e normalitetit.

Agim Kajmaku u arrestua dy ditë më parë në Itali, pasi u kap me 20 kilogramë kokainë. Por, ish kryebashkiaku i Vorës, ka ende një çështje të hapur me drejtësinë shqiptare.

Në muajin shkurt të vitit 2022, Prokuroria ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës që pushoi çështjen ndaj Kajmakut për akuzat e ‘falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve’.

Prokuroria kishte kërkuar në nëntor 2019 arrestimin e Agim Kajmakut, ish-kryetar i bashkisë Vorë, me akuzat e falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe shpërdorim detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here