‘Akuzat për Kajmakun e Ramës’/ Apeli ‘zgjohet’ pasi u kap me 20 kg kokainë

0
107

Vetëm pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali me një sasi kokaine, Gjykata e Apelit ka reaguar sot ndërsa kujton se çështja ndaj Agim Kajmakut është në Apel.

Akuzat ndaj tij për “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, kryer në bashkëpunim si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, u rrëzuan në 30 dhjetor 2021, por një tjetër sqarim vjen nga ana e togave të zeza.

Sipas gjykatës, organi i akuzës kërkoi 9 muaj burg për Kajmakun,kurse ky i fundit u lirua nga akuzat nga gjykata.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se: ‘nga provat e paraqitura nga organi i prokurorisë nuk provohet se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer’.

Po ashtu gjykata bën me dije se: “Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga organi i akuzës me objekt: “Ndryshimin e Vendimit Penal Nr. 3549, datë 30.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, lidhur me procedimin penal nr. 8185 viti 2019, në ngarkim të të pandehurit A.K., përsa i përket fajësisë së të pandehurit për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i K. Penal” dhe dosja gjyqësore në datë 08.02.2022 është përcjellë për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mediat italiane bëjë të ditur se Kajmaku u arrestua më datën 27 maj në një operacion anti-drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. Ish-kryebashkiaku mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule, ndërkohë që vlera e drogës shkonte deri në 1 milion euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here