Turizmi i luftës/ Ramës i vjen radha, do shkojë në Kiev me Abazoviç

0
176

Një numër gjithmonë e më i lartë zyrtarësh po vizitojnë Kievin, ndërsa kjo situatë po ngjason me një ‘turizëm lufte’.

Para disa javësh, kryeministri Edi Rama pati ironizuar me këtë vërshim zyrtarësh që duan të shkojnë në Ukrainë.

“Ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm. Nëse do më vije radha, do e bëja me shumë kënaqësi. Por mendoj që nuk duhet t’u zë radhën të tjerëve,” tha Rama.

Radha duket se ka ardhur.

Mësohet se kreu i qeverisë do të fluturojë drejt Kievit. Sipas medias malazeze Vijesti, ai do të shoqërohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili e kishte pranuar më herët ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.

Sipas Vijesti, Abazoviç ishte ai që hodhi idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski në Kiev dhe theksohet se ideja e tij është pranuar nga kolegët.

Kujtojmë se Rama e ka vizituar lindjen e Ukrainës gjatë kohës kur Shqipëria drejtonte OSBE-në. Vizita nuk prodhoi ndonjë rezultat, por Rama u kritikua për ‘turizëm lufte’ dhe shpenzime të tepruara për sigurinë e tij në një zonë lufte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here