Koncesionet e shëndetësisë…

0
105

Nga Erion Dasho/

Si kudo, edhe në rastin e koncesioneve të shëndetësisë shihet tendenca për t’u hetuar dhe ndoshta ndëshkuar zbatuesit e urdhërave.

Unë nuk jam jurist dhe nuk mund të përcaktoj dot se sa përgjegjës është ‘x’ apo ‘y’ zyrtar, por atë që di dhe sheh çdo shqiptar, sigurisht që e shoh edhe unë:

Koncesionet nuk u nxitën dhe as u aplikuan nga antarët e komisioneve të tenderave!

Jo!!!

Koncesionet dhe PPP-të janë praktika që zgjodhi Rilindja për të favorizuar oligarkët dhe për të rrjepur paret publike!

Nëse sot SPAK bën sikur heton koncesionet, por lë jashtë lojës Kryeministrin dhe oligarkët përfitues, sigurisht që këto “hetime” bëhen vetëm për t’i hedhur hi syve publikut.

Brenda qeverisjes, fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për batërdinë e koncesioneve janë Kryeministri dhe një tufë ministrash të besuar rreth tij.

Nëse nuk ndëshkohet kjo bandë, hetimi dhe ndëshkimi i nëpunësve vetëm e thellon padrejtësinë dhe mashtrimin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë lloj “drejtësie”…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here