Fitimet e Rusisë gjatë luftës/ Në 100 ditë luftë, 98 miliard $ nga nafta dhe gazi

0
146

Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, Rusia ka eksportuar në BE një sasi nafte dhe gazi në vlerën e 60 miliard dollarëve. Sipas ekspertëve, kjo tregon varësinë energjitike të Evropës nga Rusia.

Një raport i publikuar nga Qendra e pavarur për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) me qendër në Finlandë shpjegon se evropianët morën 61 për qind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë gjatë 100 ditëve të para të luftës, me vlerë rreth 60 miliardë dollarë.

Importuesi kryesor, i vetëm, ishin Kina me 13.2 miliardë dollarë, Gjermania me 12.7 miliardë dollarë, Italia me 8.2 miliardë dollarë, Holanda me 8.4 miliardë dollarë, Turqia me 7 miliardë dollarë, Polonia me 4.6 miliardë dollarë, Franca me 4.5 miliardë dollarë dhe India me 3.6 miliardë dollarë.

“Amnesty” sjell prova për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë
Sipas ekspertëve të ekonomisë, edhe pse eksportet e Rusisë ranë në maj, sepse shumë vende vendosën sanksione për furnizimet ruse, rritja globale e çmimeve të karburanteve vijoi të mbushte arkat e Kremlinit, ndërsa të ardhurat nga eksporti arritën nivele rekord.

India, për shembull, u bë një nga importuesit më të rëndësishëm të naftës bruto ruse, duke blerë 18% të eksporteve të vendit, citojnë ekspertët në raport.

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar sanksione më të rrepta kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por do të marrë kohë derisa vendet të shkëputen nga varësia e fortë energjitike ruse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here