Vendimi i qeverisë/ Gjergj Luca merr Kombinatin e Maliqit për 1 euro

0
243

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërblyer sërish biznesmenin pranë tij, Gjergj Luca, duke i dhënë ndërtesë me qira 1 euro për 20 vjet. Vendimi u morr në mbkedhjen e qeverisë, ku shoqqria “Rozafa” do të marrë rreth 5 mijë metra katror ndërtesë në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq. Kjo është kontrata e pestë që Luca merr nga qeveria me qira 1 euro

Qeveria “Rama” i jep me qira 1 euro për 20 vjet shoqërisë “Rozafa” të biznesmenit Gjergj Luca rreth 5 mijë metra katrorë ndërtesë në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kabinetit të Ministrave të enjten e kësaj jave.

Prej vitit 2015, Luca ka fituar edhe 5 kontrata të tjera qiraje me vlerë 1 euro objekte e troje publike, për një sipërfaqe totale prej rreth 100 mijë metra katrorë, në zonën e Elbasanit, Gramshit e Prrenjasit.

Pronari i “Rozafës”, Gjergj Luca, njihet për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama. Luca është një prej mbështetësve më të fuqishëm publik të projektit të shumë-debatuar politiko-ekonomik, “Ballkani i Hapur”.

Në dhjetor 2021, gjatë një takimi në kuadër të këtij projekti, kryeministri Edi Rama e ftoi homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, për një drekë zyrtare pikërisht në restorantin e peshkut të Gjergj Lucës në Elbasan.

Vasili: Albini dhe Vjosa në anën e drejtë të historisë dhe turpi Rama
Të pranishëm në atë drekë luksoze tregojnë se Vuçiç mbeti shumë i kënaqur nga mikpritja në restorantin e Lucës. Mesa duket, kënaqësia që ka fituar kryeministri serb, e ka nxitur Edi Ramën që ta shpërblejë biznesmenin e “Rozafës” me mijëra metra katrorë të tjerë pronë publike, nëpërmjet qirasë simbolike vetëm 1 euro. Vendimi qeveritar detyron Bashkinë e Maliqit që të nënshkruajë kontratën e qirasë me shoqërinë “Rozafa” shpk dhe ajo pritet të marrë fuqi ligjore pas publikimit në Fletore Zyrtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here