Parashikimi i motit 9 qershor 2022

0
158

Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

qEra do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen                                                                                                                                                              
në zona malore 12 deri 24°C
në zona e ulëta 13 deri 29°C
në zona bregdetare 16 deri 29°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here