Aksioni i RENEA në Elbasan, Talo Çela i shpëton sërish policisë

0
189

Forcat RENEA kanë “blinduar” në mënyrë të befasishme këtë pasdite qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se ky aksion ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

Burime bëjnë me dije se policia kishte informacion për vendndodhjen e Talo Çelës dhe mendonin se e kishin lokalizuar, por sërish ai nuk është gjetur nga policia.

 

Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona, por jo Talo Çela dhe as Suel Çela. Ndërkohë mes personave të shoqëruar është edhe Klement Xhaferri. Gjatë momentit të shoqërimit, ai ishte duke lëvizur në Elbasan me makinën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here