Agjencia e Brukselit/ EurActiv: Samiti i Ohrit u eklipsua nga hija e Rusisë

0
107
epa09563369 Serbian President Aleksandar Vucic (C), Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and North Macedonia Deputy Prime Minister Nikola Dimitrov (R) pose for a photo after their press conference in Belgrade, Serbia, 04 November 2021. President Vucic meets with Albanian Prime Minister Rama and North Macedonia Deputy Prime Minister Dimitrov within the cooperation for 'Open Balkan' initiative. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, shkruan se Samiti i Ohrit për nismën e Ballkanit të Hapur është eklipsuar nga hija e Rusisë. Sipas agjencisë, gjatë këtij samiti pati përpjekje më së shumti për të rregulluar reputacionin e kësaj nisme, që ka marrë një tjetër goditje.

“Hija e Rusisë u shfaq mbi këtë samit, pasi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov lëshoi një seri komentesh që u interpretuan si mbështetje ndaj nismës.

Lavrov kishte planifikuar që të vizitonte Beogradin këtë javë, por vizita e tij u anulua pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët rusë, duke refuzuar të bëjnë një përjashtim për Lavrov.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u përpoq që të kundërshtonte pretendimet se nisma kishte qenë ide e Serbisë, një kritikë e bërë ndaj liderit shqiptar nga kundërshtarët e tij në vend”.

“Kosova ka qenë e kujdesshme ndaj iniciativës që nga fillimi i saj, duke argumentuar se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre te Procesi i Berlinit, i mbështetur nga BE, ku mbrohen interesat e Kosovës.

Udhëheqësit e Kosovës kanë gjithashtu skeptikë për përfshirjen e Serbisë, duke argumentuar se marrëdhënia e ngushtë e kësaj të fundit me Rusinë, e bën iniciativën e Ballkanit të Hapur të ndjeshme ndaj ndikimit rus.

Vuçiç falënderoi gjithashtu Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për pjesëmarrjen në konferencën për të mbështetur iniciativën e Ballkanit të Hapur. Prania e komisonerit pas komenteve të Lavrov ngjalli polemika. Ne i dërguam pyetje në zyrën e tij, por nuk kemi marrë përgjigje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here