Zhvendosën bazën e prodhimit të drogës nga Shqipëria në Itali, çmontohet banda, gjashtë shqiptarë të arrestuar

0
110

Policia italiane ka çmontuar një bandë që merrej me trafik droge dhe ka vënë në pranga 11 persona.

Mësohet se bëhet fjalë për 5 italianë dhe 6 shqiptarë.

Droga transportohej në Puglia dhe më pas shpërndahej edhe në rajone të tjera.

Baza e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës ishte zhvendosur nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia.

Nga këtu, organizata kriminale shpërndante sasi të mëdha droge në rajone të tjera, si Bazilikata dhe Siçilia.

Sistemi i zhvilluar nga një bandë e përbërë nga pesë italianë dhe gjashtë shqiptarë ishte një sistem i sprovuar: dhjetë u arrestuan nga Dia me akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës, mbajtjen dhe marrjen e armëve të vjedhura; një person është ende në kërkim.

11 personat janë nën hetim për arsye të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe mbajtje armësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here