Ballkani i Hapur/ EurActiv: Varhelyi shkon në takim pas mbështetjes ruse

0
137

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, raporton se Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur një ditë pasi kjo nismë mori mbështetjen e rusëve.

“Njoftimi se Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të marrë pjesë në ditën e dytë të nismës për Ballkanin e hapur, vetëm një ditë pasi Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u duk se e mbështeti atë, ka shkaktuar zemërim te politikanët dhe analistët në Shqipëri,” shkruan agjencia.

Portali citon analistin Andi Bushati, i cili thotë se: “Ministri i Jashtëm rus pranoi se kjo është një nismë e Vuçiçit dhe e mbështetur nga Moska në kundërshtim me Brukselit. Kemi marrë konfirmimin se Ballkani i Hapur është një interes serb, që i shkon për shtat Rusisë. Rusia thotë se është më mirë që Ballkanit të kontrollohet nga ne, përmes Serbisë, sesa nga Parisi dhe Berlini”.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Tritan Shehu, tha se duhet ndjekur vetëm Procesi i Berlinit dhe jo Ballkani i hapur, të cilin e vlerësoi si një nismë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç me drejtim rus.

“Pra, Brukseli duhet të pranojë, stimulojë dhe mbështesë vetëm projektet evropiane dhe jo ato ruso-serbe,” shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here