Presidenca e Kosovës: Lavrov konfirmoi se ‘Ballkani i Hapur’ ka synime hegjemoniste ruse

0
138

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, deklaroi se tani po dëshmohet që “Ballkani i Hapur” ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan.

Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të hënën se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë dhe se NATO dhe BE-ja nuk kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, shkroi Vela në Twitter, të martën.

Çfarë ka thënë Lavrov?

Kryediplomati rus kishte në agjendë që më 7 qershor të vizitonte Serbinë. Por tre shtete ia bllokuan hapësirën ajrore, duke ia pamundësuar vizitën.

Pas kësaj, ai në një konferencë për media tha se “askush s’mund ta prishë Serbinë me Rusinë”.

Pos tjerash, Lavrov foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, duke hedhur kritika ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, tha Lavrov.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here