Berisha: Qeveria është bërë njësh me oligarkët kundër biznesit të vogël

0
125

Lideri demokrat, Sali Berisha, deklaroi në tryezën me biznesin e vogël, se qeveria në pushtet ka vetëm një tipar: vjedhjen.

“Shpreh keqardhje për represionin që iniciativa juaj e lirë pëson nga një qeveri që ka tipar kardinal, vjedhjen. Vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen.

Dua t’u them këtu se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare. Është vetëm hajdut dhe mendon vetëm si të plaçkitë tjetrin.

Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’ju intimidojë njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë, edhe këta me praktikat nga më antiligjoret janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, pacaka se u vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja, dhe njerëz apo zyrtarë të cilët pavarësisht kanë shkolla apo jo, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër veçse si t’ju braktisin ju, biznesin e vogël, pasi ju për ta jeni anonimë.

Ata janë një me oligarkët dhe të gjithë interesat e tyre bien mbi ju,” tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here