Berisha fton biznesin: Të ngrihemi në protesta të fuqishme ndaj këtij regjimi

0
114

Lideri demokrat, Sali Berisha, e ftoi sot biznesin që të jetë pjesë e protestave kundër qeverisë.

“Pas Bjellorusisë së Lukashenkos, ne jemi i vetmi vend në Europë me regjim monist.

Duke filluar që nga portieri i ministrisë, te ministri. Nga portieri i çdo institucioni të pavarur te titullari, nga portieri i gjykatës te drejtuesi i Gjykatës së Lartë. Të gjithë janë në duart e një partie. Jemi në monizëm, në një regjim të bazohet kryekëput në uzurpimin total të pushteteve nga një parti.

Nëse nuk vendosemi t’i kundërvihemi me protesta të fuqishëm, çdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë si shoqëri, si biznes, si intelektualë, si qytetarë,” tha Berisha.

Sipas tij, Shqipëria po vuan çmimet më të larta të karburanteve në Europë dhe botë pasi nuk reagohet.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e lart me avion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi. Por një avion kundër zjarreve nuk e marrin dot.

Gjithçka është në dorën e një njeriu, të një partie.

Ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi, që sot është monizëm total. I tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është rreshtuar me Putinin, por sepse jemi vend i NATO-s, duhet të mbrojmë vlerat e përbashkëta të lirisë,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here