Mediu: Opozita gaboi, duhej të propozonte një emër për presidentin, u mor me problemet e saj

0
93

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është shprehur se zgjedhja e presidentit kërkonte kompromisin e të  gjithë palëve.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Mediu, u shpreh se opozita kishte përgjegjësi të madhe në zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij ajo u mor me problemet e vogla të saj.

Fatmir Mediu: Kam vlerësim pozitiv për Begajn, por qëndrimi im ishte i qartë. Ne nga pikëpamja kushtetuese, ne prisnim një proces që kërkonte kompromisin e palëve.  Ne morëm pjesë në parlament, duke mos votuar në kundërshtim me atë që bëri mazhoranca.  Prapë them që përgjegjësi të madhe ka opozita, e cila u mor me problemet e saj të vogla pa pasur një qartësi në atë çka duhet të ndërtonte si marrëdhënie.

Ai tha se opozita gaboi duke mos propozuar asnjë emër për president.

Fatmir Mediu: Besoj se opozita nuk arriti të unifikojë veten, dhe e dyta, ishte fakti që ne duhet të përcillnim kandidatura që në kemi njerëz nga historia që bëjnë një dallim të qartë me propozimet e PS, dhe kështu do të kishim ndërtuar një opinion publik. Ajo që më intereson më shumë është ta aprovojë opinion. Opozita nuk ka autoritet nëse nuk ka me vete opinionin publik. 

Ishte gabim i opozitës që nuk propozoi një president. Opozita duhet të përcillte një figurë të qenësishme politike, për të vendosur një autoritet.

Fatmir Mediu: Më tej Mediu u shpreh se: Një PD e bashkuar është vlerë për shoqërinë shqiptare dhe për të gjithë Shqipërinë. Një PD duhet të dijë të ndajë çështjet e brendshme që ka. Ajo që do ishte më e mira është se ne të ofronim diç ka ndryshe nga kjo qeverisja. Zgjidhja duhet të vijë nga bashkimi i shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here