Beccheti bllokoi Albcontroll, KLSH zbulon shkeljet në 2021, për arbitrazhin u pagua kompania e huaj

0
180

Çështja Beketi vazhdon të krijojë paqartësi dhe debate në institucionet shqiptare edhe pse ai u dënua nga gjykata. Së fundmi është Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbulon problematikat e krijuar me financat. Sipas raportit të auditimit mbi albkontroll saktësohet edhe një herë se përmbarimi belg ka bllokuar llogaritë bankare të kësaj kompanie në eurocontroll.

Madje kostos së 130 milionë euro që ka kërkuar biznesmeni Italian i shtohen dhe 102 mijë euro që albcontroll ka firmosur për ti paguar një zyre avokatije të huaj me argumentin e asistencës ligjore në apelimin ndaj beketit

Por edhe ky vendim konsiderohet i padrejtë prej KLSH pasi raste të tilla kryhen nga Avokatura e Shtetit, nëpërmjet zyrës së përfaqësimit në gjykatat e huaja. Megjithatë kontrolli i shtetit sugjeron një koordinim më të plotë mes institucioneve për të synuar fitoren.

Por edhe pse albcontroll në vitin 2021 ka pasur probleme me financat, edhe për shkak të covidit, zbulimet për shpërdorimin e fondeve nuk mungojnë. Nga njëra anë punonjësve u ulën pagat, por nga ana tjetër anëtarët e këshillit mbikqyrës marrin rrogat edhe kur nuk shkojnë në mbledhje.

Klsh në raport thekson se  Pavarësisht këtij kontributi të kufizuar në numër mbledhjesh, pagesat e tyre janë mujore. Madje për periudhën objekt auditimi shpërblimet për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe sekretares rezultojnë në vlerën 6,245,140 lekë bruto.

Por edhe në tendera janë konstatuar parregullsi, si në kriteret e kërkesa për prokurimet por edhe ashtu në punimet e parealizuara. Në 22 raste nga 27 procedura prokurimi të audituara,  janë 109 milionë lekë ose 890 mijë euro që janë dhënë në shkelje apo që janë keqmenaxhuar.

Sipas raportit zbulimet janë bërë nga verifikimi në terren i punimeve por edhe nga dokumentet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here