Thirrja e Berishës! Të mblidhen me urgjencë kryesitë, nesër Rama firmos pushtetin total, të ngrihemi gjer në triumf

0
371

Kryetari i PD Sali Berisha ka kerkuar që drejtuesit e degëve të mblidhin me urgjencë kryesitë të zhvillojnë një debat të hapur politik me to, pasi sipas tij tashmë PD është e aftë ti përgjigjet çdo sfide. Sipas tij votimi i presidentit nga PS ditën e nesërme është kapje totale pushtetit në vend.

Sali Berisha: Sot votoj këtu nesër dhe ditët e tjera të javës ftoj drejtuesit apo kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë kryesitë, të mbledhin me urgjencë seksionet e PD, të zhvillojnë një debat të hapur politik me to. Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta me pjekuri të madhe politike, me përgjegjësi të madhe politike të gatshme për t’ju përgjigjur çdo sfide.

Ai tha se nesër Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri dhe këto zhvillime sipas tij janë dramatike por demokratët duhet të kenë qëndrim të vendosur.

Sali Berisha: Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri, zgjedh kukullën e tij. Pra zhvillimet janë dramatike por qëndrimi ynë duhet të jetë gjithashtu më i vendosuri më i fuqishmi që keni treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, autokratik, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend siç është regjimi i Edi Ramës.

“Unë kam besim të madh tek anëtarët e partisë, tek simpatizantët  tanë se nuk do të pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt të pangopshme të qytetarëve shqiptarë, këtë shkelmim para botës së qytetëruar, të interesave kombëtare të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se PD duhet të ngrihet deri në triumf.

Sali Berisha: Ata që mohojnë genocidet ata janë kriminel, ata shkelin ligje kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj dhe ne duhet të ngrihemi sa më shpejtë, dhëmb për dhëmbë, gjer në triumfin e interesit tonë kombëtar, vlerave demokratike.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here