PS e çon farsën deri në fund, Gjiknuri: E kemi emrin e Presidentit, vuloset në Kryesi

0
138

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri pranon se veç emrave në zarfa në tryezë është dhe një emër tjetër që ka dalë gjatë konsultimeve të grupit negociator me kryetarin e PS-së Edi Rama.

”Patjetër grupi negociator dhe kryetari i partisë ka zhvilluar konsultime të ngushta lidhur me profilin e duhur” tha Gjiknuri në një prononcim për median paraditen e sotme.

Ashtu si Balla, edhe Gjiknuri tregohet i rezervuar për të dhënë emra por nga përgjigjet e tyre duket që ata tashmë e kanë gati vetëm pritet që pasi ta zyrtarizojnë në mbledhjen e kryesisë së PS-së që do të mbahet në orën 17:00 do ta bëjnë dhe publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here