Berisha: Nesër në Kuvend, votojmë kundër kandidatit të Ramës. Dvorani, kampion i korrupsionit

0
130

Nesër, në raundin e katërt të zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës Partia Demokratike do të jetë e pranishme në Kuvend, por do të votojë kundër.

Lajmin e bëri të ditur kryetari Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat.

Ndërsa kujtoi se konventa e miratuar në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, ia ndalon partisë bojkotin, Berisha tha se prezente do PD do të jetë, por jo për të votuar kandidatët e mazhorancës.

“Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Ramës, për të propozuar presidentin e Republikës duke pasur parasysh masakrën zgjedhore. Me armatën e patronazhistëve, me përdorimin e Dumanëve dhe bandave dhe sasive kolosale të krimit në të katër anët e vendit. Rrugëzgjidhja e vetme do të ishte një president i propozuar nga opozita.

Në vend të kësaj praktike, Rama, zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudo opozitë, një lojë që mund të quhet si një shpifësirë politike e neveritshme. I kaloi raundet me gjasme, ja po pres nga opozita. Manipuloi dhe tani mbledh kryesinë për t’u komunikuar presidentin dhe për të marrë 100 për qind të pushtetit në vend. Njëlloj si Lukashenko, ai do të quhet nesër Aleksandër Lukashenko Bis. Me marrjen e Presidencës ai shkon në pushtet absolut.  Detyrë urgjente e opozitës së ëvrtetë që t’i japin Edi Ramës përgjigjen më të merituar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here