Arrestohet në Lezhë zyrtari i lartë i administratës dhe tre inspektorë. Ja për çfarë akuzohen

0
160

Së bashku me Tonin janë vënë në pranga edhe tre inspektorë. Prej disa javësh, Prokuroria e Lezhës ka hetuar hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme në zonën Kune-Vain, pas denoncimit në një emision investigativ.

Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën “arrest me burg”, për hedhjen e inerteve dhe tjetërsim të pronave në Parkun Natyror të Kune-Vain.

Gjatë denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare, u konstatua një grumbull i madh me inerte, ku fillimisht ishin tulla, llaç dhe mbetje betoni pranë njërit prej kanaleve, atij natyralit, që mbush lagunën me ujë.

Sipas informacioneve, individë apo firma të ndryshme private po tentonin që të devijonin kanalet që furnizojnë me ujë lagunën, duke “përfituar” tokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here