Zelensky i gatshëm të takojë Putin për t’i dhënë fund luftës

0
148

Lufta në Ukrainë mbushi edhe ditën e 97-të. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar propozimin e homologut turk Recep Tayip Erdogan për të takuar Vladimir Putin dhe për të diskutuar personalisht marrëveshjen e paqes mes Kievit dhe Moskës.

Kjo është raportuar nga edicioni ukrainas i gazetës “Vesti” duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov.

Gazeta thekson se e ka kontaktuar Nikiforovin, i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende nuk është diskutuar”, por “është një çështje e marrëveshjes në parim për këtë takim”.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi propozimin e homologut turk për një takim me presidentin ukrainas. Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar korridore të sigurta për kalimin e grurit.

Ndërkohë, sipas Channel 24, Putin ka dhënë urdhrin për të pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskut dhe Donetsk deri më 1 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here