Presidenti Meta: 1 Qershor qoftë çdo ditë e fëmijëve tanë!

0
140

Presidenti Ilir Meta u ka uruar sot festën e tyre, të gjithë fëmijëve të Shqipërisë.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! – shkroi Presidenti në Fb. – Një ditë e veçantë feste dhe gëzimi që na kujton sot rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm që nuk lejon abuzimin e tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe drejt sukeseve në të gjitha fushat e jetës.

Çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen. Gëzuar festën dhe 1 Qershor qoftë çdo ditë e fëmijëve tanë!” ka përfunduar Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here