Ballkani i Hapur/ Preçi: Serbia fiton në paqe atë që humbi në luftë! Qeveria barazon viktimën me agresorin

0
136

Ekonomisti Zef Preçi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meço, ka folur për qëndrimin kundër të PS-së për rezolutën e gjenocidit në Kosovë.

Preçi ka theksuar se Open Balkan është jugusfera apo sfera e ndikimit politik, ekonomik të Serbisë në rajon.

Ekonomisti ka shprehur shqetësimin e tij për sa i përket qeverisë së Ramës e cila është duke injoruar problematikën që ka ekonomia jonë dhe njëkohësisht problematikat e ekonomisë tonë në marrëdhënie me Kosovën dhe vetë procesin e integrimit, përsa i përket mbështetjes ndaj Open Balkan.

Sipas Preçit, është problem për tu shqetësuar se atë çfarë humbet në luftë Serbia e fiton në paqe praktikisht ka një lloj barazimi të viktimës me agresorin dhe në të njëjtën kohë injorohen dallimet që ekzistojnë në ekonomitë në vende të veçanta dhe njëkohësisht injorohen perspektivat duke kapërcyer problemet që nuk janë të kapërcyeshme siç janë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

Preçi: Shqetësues për opinionin duhet të jetë një lloj internacionalizmi proletar që sundon te elita politika në pushtet duke injoruar problematikën që ka ekonomia jonë dhe ekonomia jonë në marrëdhënie me Kosovën, dhe vetë procesin e integrimit pasi në fund Open Balkan është jugusfera apo sfera e ndikimit politik, ekonomik etj.

Është problem për tu shqetësuar se atë çfarë humbet në luftë Serbia e fiton në paqe praktikisht ka një lloj barazimi të viktimës me agresorin dhe në të njëjtën kohë injorohen dallimet që ekzistojnë në ekonomitë në vende të veçanta dhe njëkohësisht injorohen perspektivat duke kapërcyer problemet që nuk janë të kapërcyeshme siç janë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

Më bën përshtypje një lloj arrogance e qeverisë për sa i përket Open Balkan insistimi në vazhdimësi duke injoruar edhe mesazhet e fundit të kancelarit Schols që duhet ti kthehen procesit të Berilinit pasi çdo zhvendosje vëmendje nga ky proces është zhvendosje e vëmendjes nga vetë procesi i integrimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here