Shehaj: Nëse duam të fitojmë, hapja në PD duhet të ndodhë ende!

0
148

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Agron Shehaj ka folur ne syritv për zhvillimet në parti dhe kandidaturat për nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Shehaj theksoi se pjesa më e madhe që u zgjodhën në Kryesinë e PD, një pjesë e mirë janë pjesë e Foltores.

Sipas Shehajt, procesi i hapjes së PD-së do të vijojë dhe qëllimi i opozitës është të bëhet e besueshme dhe të bëjmë për vete shumicën e shqiptarëve

Shehaj: Pjesa më e madhe që u zgjodhën në Kryesinë e PD, një pjesë e mirë janë pjesë e Foltores. Kjo nuk mund të quhet hapje, se themi dot, por unë jam besimplotë se hapja duhet të ndodhë. Nëse duam të fitojmë duhet të ndodhë. Nëse duam që të zgjerojmë dhe të afrojmë brenda PD-së një pjesë më të gjerë të shoqërisë shqiptare normalisht që duhet ta bëjmë. Nga ne varet që të bëhemi të besueshëm. Që të medojnë realisht se Agroni kur denoncon në Kuvend apo media, nuk zgjedh se për çfarë të flasi dhe çfarë mos të flasi. Midis rehatit të vet që të mos e prishi me asnjë dhe ti ketë mirë punët me të gjithë dhe interesit të qyetetarëve dhe detyrës time që unë jam zgjedhur që të them të vërtetën dhe të denoncoj vjedhjet dhe abuzimet, unë të zgjedh të dytën. Ne duhet të punojmë pa kompromis. Qëllimi ynë është të bëjmë për vete qytetarët. Ne punë kemi me shqiptarët është e kotë të meremi me gjëra që nuk varen nga ne. Nga ne varet që shqiptarërt, midis Edi Ramës i cili ka kapur pushtetin dhe po vjedh me një grup njerëzish edhe një alternative që do punojë për Shqipërinë që do bëhet e besueshme, shqiptarët do të zgjedhin këtë të dytën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here