Raporti për diskriminimin/ Berisha: Minoriteti me zero investime në 8-vite! Kjo qeveri po u heq të drejtën e shkollimit të varfërve

0
90

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në lidhje me diskriminimin e të varfërve, pakicave kombëtare dhe anëtarëve të Partisë Demokratike.

“Kur debaton për diskriminimin mendja të shkon para së gjithash tek minoritetet të cilët jetojnë ndër shekuj në Shqipëri, e vërteta është që në këto 8 vite ata kanë qenë qytetarët më të diskriminuar të Evropës, jo me ligje por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare dhe shikoni investimet e bëra nga qeveria. Zero investime!

Shkoni në Korçë edhe tregun ua u morën. Minoritetet në Shqipëri janë sot kryesisht fiktive për mos të thënë të pathëna, për të mos thënë që për statistikë jeni të gatshëm të regjistroheni si minoritarë. Kjo është situata me minoritete, por a është kjo e shkëputur jo. Këtu me ligj diskriminohen të varfrit, u hiqet e drejta e shkollimit.

A mund të imagjinoni ju që të ngrihet mesatarja për universitetet në një kohë që e gjithë Shqipëria rurale është një pikë ose një pikë e gjysmë nga mesatarja e Tiranës. Po u hiqni të rejtën e arsimit të varfërve. Të diskriminuar janë demokratët me një të rënë të lapsit u hoqën nga ndihma ekonomike 20 mijë demokratë vetë e vetëm se nuk votojnë qeverinë”, Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here