Real Madrid mbret i Europës, fiton për herë të 14-të trofeun e Champions League

0
151

Real Madrid kurorëzohet si mbret i Europës duke fituar finalen e Champions League përballë Liverpoolit me rezultatin 1-0.

Carlo Ancelotti feston për Championsin e katërt si askush tjetër në botë ndërsa skuadra madrilene i falet talentit brazilian Vinicius.jr i cili shënoi golin e vetëm të finales ku “The Reds” dominuan në raste ndërsa spanjollët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, mbrojtje të hekurt dhe kundërsulm vrastar.

E papërballueshme armata e bardhë në 90 minuta spektakolare në “Stade de France” ku gjithçka nisi ters dhe me 36 minuta vonesë Liverpool me Mane dhe Salah apo Diaz tentuan disa herë të kalonin Courtouis por belgu rezultoi thjesht i pakalueshëm, një mallkim i vërtetë për skuadrën e Jurgen Klopp, i cili humbet finalen e tretë të karrierës dhe e mbyll sezonin  me vetëm dy kupa në Angli.

Pjesa e parë u mbyll me një gol të anulluar të Benzema për pozicion jashtë loje ndërsa në të dytën kur Reali po mbyllej edhe më shumë, Vinicius shtangu dhe ngriu Liverpoolin që nuk po u besionte syve. Ndeshja më pas pati vetëm një skenar, sulme te vazhdueshme dhe pak qartësi nga anglezët të nxituar për të shënuar, Courtouis hero për të tijtë dhe Reali në kundërsulm shpesh herë i rrezikshëm.

Ndeshje dramatike deri në minutën e 95-të por më pas triumf i “Los Blancos” në një ndeshje nga e cila nuk vodhi asgjë dhe fitoi gjithçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here