Berisha: Zëri ynë te Partia Popullore Europiane do të jetë i pranishëm

0
143

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish pasi u pyet nga mediat se pse nuk ka marrë urime nga ambasadorët e huaj për zgjedhjen në krye të PD-së.

Berisha tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur as në të shkuarën duke theksuar se kjo është praktikë.

“Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera, nuk ka pasur ambasador që më ka uruar,” tha Berisha.

I pyetur për qëndrimin që do mbajë Partia Popullore Europiane për situatën në PD, Berisha tha se ‘zëri ynë do jetë i pranishëm’.

“PPE për momentin mban një qëndrim neutral. Por zëri ynë te PPE do të jetë i pranishëm,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here