Shqiptarët e mikpritën me një banderolë, Corriere dello Sport: Pritje e ngrohtë për Mourinho

0
140

Për Tiranën dhe gjithë shqiptarët dita e sotme është një ditë historike, pasi për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një finale europiane, ku Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s do ta bëjë debutimin në “Air Albania”.

Në këtë finale Roma dhe Feyennord do të vihen përballë, teksa do të përplasin “brirët” për trofeun e lavdishëm.

Në Shqipëri shumë tifozë janë mbështetës të skuadrave italiane, e për rrjedhojë shumica e tyre pritet të jenë në krah të verdhekuqve të Jose Moruinhos, edhe për faktin që te skuadra italiane kemi një lojtar shqiptarë, Marash Kumbulla, por edhe vetë tekniku portugez ka simpatinë e shqiptarëve.

Pikërisht për këtë të fundit, tifozët shqiptarë i kanë bërë një mikpritje, teksa te UPT kanë vendosur një banderolë gjigande ku në të shkruhej: “Mirësevjen në Romën e vogël”.

Një detaj ky që për “Corriere dello Sport” është shumë i rëndësishëm për Romën e Mourinhos, teksa ka zgjedhur ta përshkruajë këtë veprim si një pritje të ngrohtë për italianët.

“Pritje e ngrohtë për Jose Mourinho dhe Romën”, shkruan “Corriere Dello Sport”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here