Rusët s’kanë të ndalur, sulmojnë për herë të parë qytetin e madh në Jug të Ukrainës, raportime për të vdekur e të plagosur

0
146

Autoritetet ukrainase kanë pretenduar se dy zona të qytetit të madh jugor Zaporzhzhia janë goditur nga raketat ruse, ku si pasojë ka vdekur një person e janë plagosur tre të tjerë.

Sulmi në këtë qytet ka ndodhur për herë të parë që prej nisjes së pushtimit.
Administrata rajonale thotë se një qendër tregtare dhe të paktën 62 shtëpi u dëmtuan.
Kujtojmë se pjesa më e madhe e ofensivës ruse është e përqendruar në Ukrainën lindore, por forcat ruse janë nën kontrollin e një pjese të rajonit të madh të Zaporizhzhia, duke përfshirë stacionin e madh të energjisë bërthamore në bregun jugor të lumit Dnieper.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka mbledhur tre nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km (30 milje) në jug të Zaporizhzhia, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në qytet.

Burimi: BBC

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here