Gazetarja denoncon: Prej 5 vitesh Banka e Shqipërisë mban sekret emrin e firmës që po rikonstrukton Hotel Dajtin

0
305

“…prej 5 vjetësh Banka e Shqipërisë mban sekret emrin e kompanisë që po kryen punimet për rikonstruksionin e Hotel Dajtit”, kështu shprehet gazetarja Ola Xama e cila thotë se Banka e Shqipërisë mbetet i vetmi institucion në vend që të gjithë tenderat e kryer i klasifikon si sekretë.

Xama shkruan se ndonëse ligji për prokurimet publike ka ndryshuar disa herë ndër vite, Banka e Shqipërisë vijon të funksionojë në bazë të një rregulloreje të vitit 2006 për prokurimet publike.

Xama shprehet se Banka e Shqipërisë justifikohet duke i kërkuar gazetarëve të jenë të kujdesshëm në transmetimin e informacionit pasi mund të cënojnë kredibilitetin e institucionit dhe si rrjedhojë të shkaktojnë panik që mund të çonte në dëstablitet.

“Po me këtë argument, prej 5 vjetësh Banka e Shqipërisë mban sekret emrin e kompanisë që po kryen punimet për rikonstruksionin e Hotel Dajtit.

Kur u shpall fituesi, tha është sekret bankar deri në momentin që firmoset kontrata.

Por më pas ndryshoi mendje, dhe 5 vjet pas firmosjes se kontratës emri i kompanisë që po kryen punimet ende nuk është publikuar”.

Shkrimi i plotë:

Kush e cenon kredibilitetin e Bankes se Shqiperise?

Ne vite Banka e Shqiperise ka kerkuar nga mediat dhe gazetaret qe te jene te kujdesshem ne raportimin e lajmeve qe lidhen me aktivitetin e saj pasi demi qe mund te shkaktohet eshte i madh.

Kete kerkese banka qendrore e mbeshtet ne argumentin se eshte institucion besimi, dhe demtimi i imazhit te saj lidhet drejtperdrejt me publikun, panikun qe mund te perjetojne ne momente caktuara depozituesit duke ndermarre veprime te terheqjes se depozitave, ccka do te vinte ne pikepyetje stabilitetin e gjithe sektorit bankar.

E fshehur nen kete vello, prej 3 dekadash, Banka e Shqiperise mbetet i vetmi institucion qe kryen te gjithe tenderat sekrete.

Qe te marresh pjese ne nje tender te ketij institucioni, edhe kur nuk ka te beje objekte qe jane informacion i klasifikuar, duhet te paguash 5 mije leke (te vjetra), qe te te dergojne me zarf sherbimin dhe mallin qe duan, dokumentat qe duhet te dorezosh dhe rregullat e tjera.

Jo vetem kaq, por kompania fituese nuk shpallet asnjehere, dhe publiku nuk e meson  kurre se kush ka fituar, sa konkurrente kane marre pjese dhe cfare oferte financiare ka dhene secili.

Pra , nese Bankes se Shqiperise i duhen stilolapsa, kompania qe do t’i shese stilolapsa ketij institucioni nuk duhet te zbulohet sepse konsiderohet “sekret bankar”.

Prokurimet ne Banken e Shqiperise vazhdojne te funksionojne ne baze te nje rregullore te vitit 2006. Qe nga kjo kohe vete ligji i prokurimeve publike ne Shqiperi ka ndryshuar dhjetra here, ku te pakten 3 here eshte hartuar nga e para. Ndryshimet kane vendosur praktika te reja te menyres se zhvillimit te tenderave, duke reflektuar ato te Bashkimit Europian, ne menyre qe parate publike te mbrohen nga abuzimet.

Banka e Shqiperise patjeter do te thote qe eshte subjekt i auditimeve te Kontrollit te Larte te Shtetit, Inspektorit te Pergjithshem dhe audituesit te jashtem, por se cfare kane gjetur ata ne zbatimin e procedurave te prokurimit publik nuk e di njeri, pasi banka i lexon dhe korrigjon vete. Auditi i fundit qe ka bere KLSH ne kete institucion eshte perpara 7 vjetesh, ne 2015-n, ndersa eshte klasifikuar si “sekret shteteror”.

Po me kete argument, prej 5 vjetesh Banka e Shqiperise mban sekret emrin e kompanise qe po kryen punimet per rikonstruksionin e Hotel Dajtit.

Kur u shpall fituesi, tha eshte sekret bankar deri ne momentin qe firmoset kontrata.

Por me pas ndryshoi mendje, dhe 5 vjet pas firmosjes se kontrates emri i kompanise qe po kryen punimet ende nuk eshte publikuar.

Por per te mbrojtur veten nga angazhimi qe beri, Banka e Shqiperise, fshiu edhe njoftimin ku kishte marre kete zotim:

https://www.bankofalbania.org/?crd&fbclid=IwAR1T9BKdaqR557P1gKyPYdWbyWZq96wkd4b5YrrIOZqP6T7v7E6edpgO9cg

duke e zevendesuar me nje te ri:

https://www.bankofalbania.org/…/Sqarim_per_publikun_Mbi…

Ne linkun e ri, fjalia ku merr persiper te publikoje emrin e fituesit eshte hequr. Por, ka harruar qe njoftimin e vitit 2017, ku merrte persiper publikimin e emrit ia ka derguar mediave edhe me email (2 fotot me poshte).

Pra jo vetem nuk publikohet fituesi, jo vetem nuk sqarohet se perse punimet per ish-Hotel Dajtin vazhdojne kur ka 2 vjet qe ka mbaruar afati, por dhe genjejne! Duan te thone qe nuk jemi zotuar te publikojme fituesin.

Prandaj une tani pyes:

Kush e cenon besueshmerine e institucionit te bankes qendrore: media apo vete banka?

Kush nuk e mban angazhimin qe merr?

Kush tenton te genjeje?

Kush falsifikon?

Kush nuk ben transparence ne procedurat e prokurimit publik dhe kerkon te mbaje ne fuqi rregulloren 16 vjecare nen petkun “sekret bankar”?

@ Medimet e shprehura ne kete postim jane personale dhe nuk asociohen me ato te punedhenesit tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here