Sali Berisha ‘zbulon’ si u dekonspirua operacioni i SPAK me telefon pa kartë

0
189

Sali Berisha: Ky është akti më madhor i dekonspirimit, të gjithë ata e dinin që kishin bërë porosi te Dumani, sigurisht që lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën. Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme, ky njoftim është shumë i qellimshëm, pasi pas çdo bosi qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës, prokurorëve dhe policëve e kështu me radhë.

Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi, ajo që iu servir shqiptarëve si një sukses, ishte një bllof, unë mbështes çdo akt për ndëshkimin e krimit.

Çfarë e nxori Edi Ramën dje, për të përsëritur fjalët e kreut të SPAK, çfarë e detyroi atë, e detyruan lidhjet e tij me bandat dhe krimin, asgjë tjetër. Nuk ka nevojë që tiu çosh sms me telefonin pa kartë, mjafton lajmi që Dumani është penduar, dhe ti u ke çuar mesazh.

Kreu i SPAK deklaroi dje se Dumani nuk është i penduar, që të ruheshin bandat, kishte vetëm një rrugë, që të dilte lajmi se ai po fliste, ky është një akt shumë i rëndë kriminal, normalisht që nuk ka kush ta hetojë, sa kohë që kreu i SPAK thotë se nuk ka dekonspirim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here