FOTO/ Këlliçi pjesmarrës në takimin e Popmpeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit

0
178

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikura në faqen ne facebook foto nga pjesmarrja e tij në takimin e ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.

“Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare”.

Ja postimi i plotë:

Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.

Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.

U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.

Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

Ne qëndrojmë krah tyre!

Krah lideres Maryam Rajavi!

#FreeIran

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here