Berisha: Një drejtësi e kontrolluar nga qeveria është në funksion të goditjes së opozitës së vërtetë bashkë me mafian politike të SOROS

0
123

 

Një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga qeveria është në funksion të goditjes së opozitës së vërtetë bashkë me mafian politike të planetit, SORO

•  PD sot është ndryshe për një qëllim të madh, vendosjen e demokracisë në të gjithë Shqipërinë. Detyrë e vështirë, detyrë e cila do ketë pengesa edhe më të mëdha, por kauza jonë është kauzë e drejtë. Lëvizja jonë është e pandalshme.

• Interesi kombëtar është orientimi perëndimor i kombit, aty e kemi nordin tonë. Gjithçka po bëhet në kurriz të shqiptarëve. I kemi dalë zot interesit tonë, do fitojmë integrimin dhe emër të mirë, do integrohemi në BE.

• Edi Rama provoi se nëntë vite në pushtet jo vetëm që nuk plotësoi asnjë nga kriteret, por shpërbëu standardet.

FJALA E Z. SALI BERISHA NË TAKIMIN ME QYTETARË TË SHKODRËS NË ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE.

Të dashur demokratë dhe demokrate të Shkodrës.

Është nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe të përulem me nderim dhe mirënjohjen më të thellë përpara jush, para qytetarëve të Shkodrës, banoreve dhe banorëve të këtij qarku për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë një lëvizjeje që mori jetë në një nga momentet më kritike, më absurde, më antidemokratike të Shqipërisë.

I dhatë mbështetje asaj lëvizjeje e cila në një hark kohor relativisht të shkurtër riktheu në Shqipëri opozitën e vërtetë shqiptare, riktheu në Shqipëri PD e rithemeluar, si parti e idealeve dhe Shpresave tuaja.

Por në këtë udhëtim të vështirë Shkodra më 6 mars do të paraqitej siç është, diamanti i fitores së kësaj përpjekje epike të djemve dhe vajzave, burrave dhe grave idealistë të cilët nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë.
Nuk u pajtuan me përpjekjet e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD-në në një kallp opozitë.

Por qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, në lartësinë e interesit kombëtar të Shqiptarëve, sepse për një vend që ka vuajtur nga diktatura vetëkuptohet se demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuarat, më jetiket për tu zhvilluar dhe kapur kohën e humbur.

Të dashur miq, përpjekja juaj dhe e jona së bashku ishte vërtet epike. Ajo përshkroi një rrugë të vështirë, kapërceu pengesa shumë të mëdha.

Një qeveri e cila disponon mjete të jashtëzakonshme të paligjshme.

Një qeveri e cila pikërisht në dhunim të normave dhe standardeve demokratike ka vendosur të çimentojë pushtetin e saj. Një pseudoopozitë e cila e shndërruar në freskore të qeverisë, u angazhua në të gjitha lojërat e saj.

Një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga qeveria në funksion të goditjes së opozitës së vërtetë.

Por duhet të pranojmë, nuk ishin vetëm këta!
Kësaj herë në goditjen kundër PD-së dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua dhe mafia e Xhorxh Sorosit, mafia politike më e rrezikshme e planetit sepse e është më e pasura e kësaj toke.

Por demokratët, burra, gra vajza djem, pavarësisht nga të gjitha këto presione e shantazhe, këtu në Shkodër vazhduan traditën e vet demokratike, u qëndruan besnikë idealeve të veta dhe votuan midis PD-së, opozitës së vërtetë, Partisë Socialiste dhe pseudoopozitës, kandidatin sot kryetar i Bashkisë, Bardh Spahija.

Në takimin e ndërmarrë në këtë sallë kam rikujtuar me ju se dhe në momente shumë kritike të PD-së, ajo në Shkodër mbeti e paprekur dhe pastaj përsëri u shtri në të gjithë Shqipërinë.

Pra ju garantoj, se vota e 6 marsit ishte një votë shpëtimtare për PD-në. Sepse të gjithë faktorët e mësipërm po bënin gjithçka për shkatërrimin e saj.

Po bënin gjithçka për ngadhënjimin e pseudoopozitës. Por ne jemi sot këtu, dhe ne erdhëm këtu si misionarë në një lëvizje e cila duhet ti jepte Shqipërisë opozitën e vërtetë.

Sot në këtë moment, në këtë arritje ne nuk mund ta konsiderojmë PD-në ndryshe vetëm se si një instrument, si një mjet për të realizuar një qëllim tjetër të madh, vendosjen e demokracisë në të gjithë Shqipërinë.
Detyrë e vështirë, detyrë e cila do ketë pengesa edhe më të mëdha, por kauza jonë është kauzë e drejtë. Lëvizja jonë është e pandalshme. Demokratët sot janë misionarë.

E vërteta është se vetëm si idealistë ne arritëm deri këtu, se përndryshe do mbeteshim rrugës. Dhe ne si idealistë do ecim drejt qëllimeve tona.

Kjo lëvizje është e djemve, vajzave, burrave dhe grave misionarë, të cilët e shohin se shoqëria, kombi shqiptar, Shqipëria janë në një udhëkryq të pamerituar dhe shumë të rrezikshëm. E shohin se sot faktori albanafob, i cili me doktrinë, me elaborate ka projektuar shpërbërjen e kombit shqiptar.

Ngushtimin dhe largimin e tyre, por këto elaborate, kjo praktikë po zbatohet përpikmërisht nga faktori i brendshëm albanofob që shkelmon mbi interesat jetike tonat, mbi interesat e kombit.

Unë do ju jap një shembull.

Në vitin 2013-të Edi Rama nuk votoi tre ligje për të marrë statusin e vendit kandidat. Por po ju them se si në vitin 2013, në vitin 2022 dhe në vitin 2025 interesi jetik i shqiptarëve është integrimi në bashkimin evropian, ky është.

Kosova u çlirua dhe mbetej jetike për ne të mos endemi më. Ne kemi një shprehje jo dhe kaq të studiuar: “jemi Evropë, jemi këtu që kur ka mbirë lisi”.

Këtu jemi ne ashtu është, një evolucion natyral, por Evropë në kuptimin e sotëm jemi shumë larg. Sepse Evropa krijoji një mrekulli me bashkimin e saj dhe ajo është mrekullia më e madhe në historinë e saj, sepse qytetarët e këtij bashkimi janë më të lirë se kurrë, më të kamur se kurrë, më të sigurt se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne e kemi interes jetik integrimin në BE. Në 2013-ën votoi kundër tre ligjeve për ta penguar.

Ai nuk e kishte këtë thjeshtë një manovër politike. Ai provoi se nëntë vite ne pushtet jo vetëm që nuk plotësoi asnjë nga kriteret, por dhe shpërbëu standardet.

Çfarë standardesh? Ato standarde që bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt më të begatë për tu afrua me të tjerët. Në këto vite Evropa pati një projekt, dhe ky ishte projekti i Berlinit që përputhej plotësisht me interesin tonë kombëtar. Por Rama me Vuçiçin shpikën Balkanin e Hapur, i cili s’është gjë tjetër vetëm se influencë e plotë e Serbisë në rajon. E vërteta është se është dhe e Rusisë. Ata që lexojnë historinë e dinë mirë se në shekuj dy kanë qenë ambiciet kryesore ruse, Dardanelet dhe Adriatiku, Adriatiku dhe Dardanelet. Kjo është e vërteta, dhe ju e patë se kur drejtoi tanket drejt Ukrainës, menjëherë filluan ti bien kambanave të destabilizimit në Ballkan me Bosnjën etj.

Po ne ku jemi?

Ne në të gjithë këtë jemi të rreshtuar me Beogradin. Por a është interesi ynë?
Duhet të biem dakord! Për një komb të qytetëruar që e ruan pasionin e lirisë së tij, asgjë nuk ka më të rëndësishëm se interesi i tij kombëtar.

Por ky (Rama) shkon në Bruksel me Ballkanin e Hapur në çantë dhe na deklaron se në rast se këta nuk do marrin vendim për të hapur negociatat me ne atëherë ne do shohim drejtimin tonë. Njësoj si etërit e tij. Juve ju kujtohet kur në vitin 1990 Ramiz Alia kur pa që diktaturat po binin njëra pas tjetrës thoshte që “Ne s’jemi as lindje as perëndim. Shqipëria nuk është as Lindje as perëndim”.
Tani ky na tregon anketën që mbush në zyrat e PS-së se çfarë drejtimi të marrim!

Pra ky mendon se mund të lozë me fatin tonë, ky mendon se Shqipërinë mund ta çojë nga të dojë vetë. Por Shqipëria është e atij sa është e secilit prej nesh. Ndaj dhe ne i themi që mos gabo, sepse nuk do mund të shkelmosh kurrë më interesin kombëtar. Interesi kombëtar është orientimi perëndimor i kombit, aty e kemi ne nordin tonë. Gjithçka po bëhet në kurriz të shqiptarëve. Njësoj si Çubriloviqi që thoshte “ ti përzëmë ata që të jemi ne”.

Asnjë luftë që ka përjetuar Shqipëria nuk ka përzënë shqiptarë aq sa ka përzënë Edi Rama këto pesë vitet e fundit. Po si i ka përzënë? Së pari me arrestime, me dhunë me terror!. Së dyti i ka përzënë me papunësi masive dhe ka përzënë kryesisht të rinjtë. Pra çdo gjë që ndodh rreth nesh, ka qëllim se si të zhbëjë, si të shpërfytyrojë këtë komb. Absolutisht është kjo dhe vetëm kjo!

Ky përdor varfërinë si mjet për këtë qëllim, sepse  nuk mund të gjendet një vend i lirë në Evropë që pas tetë vitesh në një ekonomi tregu të ndodhë kjo që ndodh këtu.  Tregu siç ka shkruar Adam Smith në traktatin e tij shkon duke u shtuar, përhapur, dekantuar. E kundërta ndodh në Shqipëri ku  varfëria rritet në mënyrë të frikshme. Sepse paratë shpërdorohen, me paratë pasurohet qeveria me paratë financohet nomenklatura socialiste.

Me çonte një mesazh një demokrat nga Kelmendi. Doktor më thoshte, të gjitha fondet u jepen vetëm socialistëve, që nga ndihma ekonomike që e përcaktojnë mbi kritere partiake dhe të gjitha të tjerat. Por a mundet ne ta pranojmë një gjë të tillë? Jo. Sepse këto të gjitha, njëra quhet varfëri, tjetra emigracion kanë emra të ndryshëm por në fund kanë vetëm një rezultante denatyrimin tonë, shpërfytyrimin tonë, shkretimin tonë si komb. Dhe të mendosh se jemi një vend me pasuri përrallore.

A mund ta imagjinoni ju një zonë si Shkodra e cila nga brigjet e Velipojës gjer në Theth është mahnitëse. Një qark, një rreth që mund të ketë 12 muaj të vitit turizëm intensiv. Po pse nuk ndodh? Nuk ndodh se për të çuar rrugën nga Boga në Qafë Thore duhen 9 vjet, se ky s’ka asnjë interes.

Por a duam ne ta bëjmë turizmin vjetor, për të shtuar të ardhurat dhe punësuar njerëzit? Ne i kemi të gjitha kushtet për një turizëm 12 mujor, por ama ti duhet të shkosh të ndihmosh atje. Ne vumë një rregull për ata që do investonin në turizmin malor tetë vite pa taksa. Aktin e parë që bëri sapo mori pushtetin e hoqi. Po pse? Një individ s’mund të bëjë dot investime të mëdha se nuk e nxjerr vlerën e investimit vitet e para  se as rrugën se ka. Dhe ndodh që në vend që të ketë kulmin e turizmit në dimër e ka në verë, janë ata që kanë pasion ecjen.

Pra të gjitha këto na mbajnë të varfër, na turpërojnë para botës. Më falni e patë çfarë ndodhi me rezolutën? A mundet një komb si ai Shqiptar që ka përjetuar gjenocide nga 1874 deri në 1999-ën, jo një por disa, a mund të votojë kundër dënimit të gjenocidit. Ai që voton kundër dënimit të gjenocidit nuk është njeri i qytetëruar. Ose është një ultranacionalist fanatik, ose është një skllav i tij. Habitëm botën me votën kundër. Një turp për ne si shqiptar, pse? Sepse e urdhëronte Vuçiç.

Asnjë rezolutë nuk ka për dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Dhe këtu nuk po flas vetëm për gjenocidet e kryera në Kosovë, por ka gjenocid kundër shqiptarëve në Lumë. Dhe ky i Lumës, hap traktatet dhe librat është i faktuar i evidentuar nga komisionet ndërkombëtare. Kanë kryer barbaritë më të mëdha. Po jemi ne për të konfliktuar marrëdhëniet? Jo. Por ne besojmë se pa njohur gjenocidin që ka kryer ndaj fqinjëve, Serbia kurrë nuk mund të besohet, dhe është interesi më i mirë i Serbisë që ta njohë Por Edi Rama mendon ndryshe, mendon njësoj si Dodik-u. Mendon njëlloj si një Vulin, Vulin ministër mbrojtje që nuk ngurron të shprehë urrejtjen ndaj shqiptarëve. Mendon njësoj si Vuçiç padroni i tij.
Unë i shtroj këto këtu me ju se ne kemi mision të vështirë përpara.

Por ne në këtë mision duhet të ecim të pandalshëm duke bindur çdo shqiptar ti dalë zot interesit tonë. I kemi dalë zot interesit tonë, në do bëhemi të aftë, të lirë. I kemi dalë zot interesit tonë, ne do prosperojmë, do begatohemi. I kemi dalë zot interesit tonë ne do fitojmë integrim dhe emër të mirë, do integrohemi në BE. Nuk ka lidhje me asgjë të shtirë kjo përkundrazi, kjo çon thjeshtë në idenë se ky komb ka sakrifikuar më shumë se çdo komb tjetër për lirinë. Ilirët, “ilirë” e kishin emrin. Dhe vetë misioni i kombit është liria. Në këtë kontekst çdo qytetar, çdo demokrate e demokrat ëhstë para një misioni të madh. Dhe unë ju garantoj ju se në rast se ne konceptojmë të tillë, ne do të triumfojmë, do të fitojmë.

Skënderbeu ishte Davidi ynë. Ishte Davidi që me një guxim të jashtëzakoshëm, me një kurajo mbi njerëzore u përball me Goliathin më të rrezikshëm të kohërave dhe qëndroi, në kushtet më të pabarabarta dhe shkroi ato faqe të historisë që janë dhe do mbeten frymëzuese për çdo shqiptar. Danezët kanë një hero, Helge, dhe ata thonë se Helge na mbron ne edhe në gjumë. Por Helge është mitologjik, ndërsa Skendërbeu është real frymëzues, për secilin për nesh që të qëndrojë në kauzën tonë të drejtë.

Miqtë e mi.

Çdo dashuri tjetër për Skënderbeun jashtë mesazhe të tij është fake, është e rreme, është pa vlerë. Kurse ne jemi dhe do të qëndrojmë për frymëzimin e madh që ai na jep ne të qëndrojmë në kauza të drejta pavarësisht nga rrethanat. Sot mund të jemi një pakicë, por ju garantoj se me persistimin tonë ne shumë shpejt do të jemi një shumicë, shumicë e madhe.

Rroftë Shkodra, Rroftë Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here