Nga shpronësimi i truallit tek punësimi i të atit në inceneratorin e Tiranës, ja deklaratat e Alqi Bllakos në gjyq

0
119

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i ka mohuar këtë të shtunë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO, akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK.

Alqi Bllako, i cili është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për korrupsion dhe shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit, edhe këtë seancë gjyqësore i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Kujtojmë që më 14 maj, Apeli i GJKKO vendosi ta lë në burg Bllakon, duke mos pranuar kerkesen e tij per lirim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here