Berisha tregon se çfarë i thoshte Rugovës kur Kosova ishte e pushtuar

0
187

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Elbasani, ka treguar se çfarë i thoshte Ibrahim Rugovës, kur Kosova ishte e pushtuar.

Në fjalën e tij ai tha se Kosova tani është e lirë, ndërkohë ka lëshuar akuza se qeveria jonë e ka sherrin mes Tiranës e Prishtinës dhe jo mes Beogradit e Tiranës.

Ai tha se kjo është e papranueshme, ndërsa shtoi se duhet të bëjnë çdo gjë që shqiptarët ta duan kombin tonë.

Sali Berisha: Kur Kosova ishte e pushtuar e ne të lirë, Rugovës i thosha: Ne ngjajmë ai njeriu që ka gjysmën e trupit të paralizuar. Liria kombëtare ishte e pushtuar. Kosova është e lirë, por shikoni si jemi sot. Sherrin kjo qeveri nuk e ka me Beogradin por me Prishtinën. A ka shembull më ilustrues se çfarë ndodh kur albanofobia e të tjerëve bashkohet me qëndrimet e papërgjegjshme. Sot sherri nuk është mes Beogradit dhe Tiranës por mes Tiranës dhe Prishtinës. Është shembulli më i papranueshëm se si shkelmohet interesi kombëtar dhe pasojat e këtij shkelmimi. Ne nuk duhet të lodhemi por duhet të bëjmë gjithçka për të qartësuar shqiptarët që ta duan kombin tonë.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here