Vasili kërkon thirrjen e sencës urgjente në Parlament: Deklarata anti BE e Ramës, skandal i dimensioneve shumë të rëndë për të ardhmen e vendit

0
342
Nga Petrit Vasili
Rama guxon dhe kërcënon Brukselin ne funksion te axhendes se tij si peng i serboruseve duke thene se: “Ndryshojmë menjëherë kurs nëse nuk hapen negociatat me BE-në”.
Rama ka thene sot:
“Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.
Ky eshte skandal i dimensioneve shume shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.E ardhmja europiane e Shqiperise nuk eshte dhe nuk do te jete kurre prone e nje kryeministri tradhetar, qe ktheu Shqiperine ne narkoshtet dhe qe shet kufijte e saj.
Axhenda anti europe dhe antiintegrim e Edi Rames eshte demaskuar prej kohesh nga ne.
Sot urdherat, qe atij i vijne nga Beogradi dhe Moska jane te qarta.
Ballkani i hapur dhe mbeshtetja skandaloze e Rames ndaj Vuçiçit, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise eshte shume e qarte.
Refuzimi sot i Rezolutes per Srebrenicen ishte nje tjeter vendosje e hapur krah Serbise dhe sivellait Vuçiç.
Deklaratat e sotme te Rames jane pjese e skenarit serborus qe Shqiperia te jete pjese e kesaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe te largimit te saj nga BE.
Rama perpiqet te sajoje e shpike sebepe artificiale per tu larguar nga Europa dhe ben sikur i tregon dhembet e tij te kalbur nga droga Europes.
Rama kerkon me cdo kusht orientimin e Shqiperise drejt aleancave serboruse, qe e mbajne ate ne karrige dhe qe mjerojne vendin, qe e shpopullojne dhe e zhbejne ate si komb.
Parlamenti shqiptar duhet te mblidhet ne nje Seance Urgjente Parlamentare per te debatuar per deklaratat shume te rrezikshme antieurope te Rames, per demaskimin e skenareve te zinj te tij dhe per te konfirmuar vullnetin proeuropian te 100% te shqiptareve.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here