Shehu: Ky Kuvend s’do ta dënojë as genocidin serb në Kosovë, se janë lidhjet, është Vuçiçi matanë!

0
88

“E hidhur, e shëmtuar, turp, regres’: ishin disa nga fjalët me të cilat u shpreh sot në Kuvend, deputeti demokrat Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, për të akuzuar deputetët që rrëzuan me vota rezolutën për dënimin e genocidit serb në Bosnjë.

Shehu tha se ata sapo kryen një vepër të shëmtuar në kurriz të demokracisë, por edhe të stabilitetit të rajonit dhe paralajmëroi se po këta deputetë nesër nuk do ta pranojnë as edhe një rezolutë që do të dënonte gjenocidin në Kosovë, pasi “ishin lidhjet, ishin detyrimet” e kësaj qeverie ndaj Aleksandër Vuçiçit, siç theksoi ai.

“E hidhur dhe e shëmtuar e parlamentit shqiptar sot kjo që po ndodh këtu, – tha Shehu. – Është parlamenti i vetëm që nuk ka një dokument të vendosur, formal për të dënuar genocidin. Është një ditë që neve na vendos një damkë të rëndë përballë botës demokratike.

Përpara pak ditësh, këta zotërinj këtu rrëzuan rezolutën për të dënuar genocidin rus në Ukrainë, nuk e pranuan atë, sot nuk pranojnë rezolutën për të dënuar genocidin serb në Bosnjë. Nesër nuk do të pranojnë rezolutën për të dënuar genocidin serb në Kosovë. Të jeni të bindur! Pse?! – Janë lidhjet, janë detyrimet, është Vuçiçi matanë, janë lidhjet diku tjetër, janë qëllimet, prandaj sot unë mendoj se ne e damkosëm parlamentin shqiptar, sot ne krijuam një situatë të paprecedentë në parlamentin shqiptar.

PE para pak kohësh ka votuar pothuajse këtë rezolutë. PE kohë përpara ka caktuar datën 11 korrik për të nderuar viktimat. Ne jemi një parlament që nuk kemi asnjë dokument të tillë, nuk ka kaluar asnjë rezolutë në parlamentin shqiptar, asnjë dokument formal në parlamentin shqiptar dhe po e lëmë përsëri parlamentin shqiptar pa një dokument të tillë. Pse?! T’ia bëjnë vetës këtë pyetje, çfarë shpreh nga mbrapa kjo gjë?

Kjo është një vepër e shëmtuar që ne bëjmë në kurriz të demokracisë dhe të stabiliteti të sotëm të rajonit. Ne sot treguam një shfaqje regresi, një shfaqje turpi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here