Rama ngriti padi ndaj saj, Brisida Shehaj: E falenderoj, do ja faktoj me fakte e shkresa se te Bordi ka njerëz të paditur në prokurori

0
352

Edi Rama ka ngritur padi ndaj ish-drejtoreshës së Tatimeve dhe nënkryetares së LSI për Tiranën, Brisida Shehaj për një postim në instagram, në të cilin ajo atakoi bordin e çmimeve që ngriti kryeministri.

Në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Shehaj tha se do tregojë me fakte dhe shkresa zyrtare se deklarata e saj se në bordin e naftës, i cili cakton çmimet, ka përfaqësues që disa vite më parë janë kallëzuar në Prokurori nga Tatimet. Gjë për të cilën, Rama e paditi në gjyq.

“Bëhet fjalë për ngritjen e bordit të çmimeve, ku marrin pjesë po kompanitë e naftës. Kryeministri nuk mund të ulej me ata njerëz për të cilët ka dijeni që janë paditur në Prokurori nga administrata tatimor. Dua ta falenderoj për disa herë Edi Ramën që më dha mundësi njëherë e mirë për të gjithë gojët e liga se ç’kemi bërë në krye të detyrës, tani me shkresa zyrtare që do vijnë nga prokuroritë, do faktojnë ata sa kallëzime janë bërë për sektorin e naftës.

Në atë kohë u kallëzuan shumë nga këta të mëdhenjtë. Në atë kohë kishte dy padi penale për Rezart Taçin të cilat u mbyllën më pas nga gjykatat, kishte padi për të gjitha kompanitë, kishte padi edhe për pastrim parash. Paditë janë mbyllur se unë u largova në 2016 dhe di çfarë kam dërguar, se kompanitë vazhdojnë të operojnë. 

Nuk kam asnjë nga akt nga gjykata. Kam marrë vesh që është bërë një padi në datën 30 mars. është hedhur shorti dhe është përcaktuar një zonjë gjyqtare, e mora vesh nga mediat. Jam kurioze të shoh se për çfarë paskam shpifur unë për Edi Ramën. Unë nuk flas kurrë për diçka që nuk mund ta kuptoj”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here