Shkarkimi/ Elisabeta Imeraj: Gati të nxjerr çdo detaj të pjesës së padukshme të procesit

0
136

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për shkarkimin e saj nga procesi i vetingut.

Imeraj tha se është gati të nxjerrë çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit.

Kur flasim për reformë në drejtësi është menduar nga çdo qytetar si një shpresë drejt të ardhmes drejt faktit se do të kemi një trup gjyqtarët dhe prokurorësh të guximshëm dhe të pavarur për t’u përballuar me elementë të rrezikshëm. Kjo ishte ajo çfarë ishte reforma në drejtësi në sytë e mi dhe të publiikut.

Meqenëse është tejçuar jo vetëm nga ju, por dhe në mediat e tjera shkarkimi apo procesi i vetingut të Elizabeta Imeraj do doja ta prezantoja për të gjithë publikun meqë e njoh mirë një përplasje e zhurmshme por dhe shumë analistë që ndoshta s’kanë pasur dijeni kanë tentuar dhe guxuar dhe paragjykuar solli si rezultat shkarkimin tim nga detyra.

Jeta vazhdon, jo çdo e keqe vjen për keq prandaj do jem në dispozicion për të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit, si është analizuar dhe vendosur. Ajo çfarë ju duhet të dini është procesi në tërësi, ajo pjesë e padukshme”, tha Imeraj për TPZ në MCN TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here