Përplasi çiftin dhe foshnjën në Tiranë, Artan Hoxha zbulon detaje nga arrestimi i shoferit

0
92

Gazetari Artan Hoxha zbuluar detaje nga aksidenti i rëndë në Tiranë, ku 39 vjeçari Ajas Sulejmani përplasi me automjetin e tij një çift bashkëshortësh dhe foshnjë e tyre 3 muajshe, teksa këta të fundit po kalonin në vizat e bardha te rruga e Kavajës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha deklaroi se pas aksidentit Sulejmani është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka dërguar vajzën e tij në një spital privat.

Gazetari shtoi gjithashtu se pasi ka dërguar vajzën në spital, 39-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka qenë ai personi që shkaktoi aksidentin e rëndë.

“Ai ka tentuar të shmangi karrocën e fëmijës. Ai ka qenë duke ecur nga pallati me shigjeta në drejtim të 21 dhjetorit. Ka shkuar tek spitali “Hygea” sepse ka kujtuar se ka dëmtuar fëmijën e vet se ka qenë mbrapa, por e pa lidhur. Ka çuar fëmijën në spital. Më pas Ajas Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë jam njeriu që ka shkaktuar aksidentin ndodhem tek ky spital. Pas 40 minutash policia ka shkuar në spital dhe është arrestuar. Tani problemi është, a ka qenë aty nën efektin e lëndëve narkotike apo jo? Analiza nëse ka përdorim të lëndëve narkotike apo jo, analiza që është e pa kundërshtueshme në proces, është analiza nëpërmjet ujit të hollë dhe e gjakut, ato tregojnë prezencën e narkotikëve. Personi në fjalë jetonte tek Kodra e Diellit, atë makinë mund ta shihja tre a katër herë në ditë. Nuk e dija se makina ishte në pronësi të një shtetasi gjerman, e dija se ishte ky drejtuesi i mjetit”,-tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here