Zyrtare, Butrinti me koncension. Spaho: Projekti është rrëzuar nga BERZH-i, kundër Konventës së Parisit

0
139

Qeveria nuk dëgjon asgjë nga kritikat e ekspertëve dhe opozitës për të mos e dhënë me koncension Parkun Kombëtar të Butrintit. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar këtë të hënë projektligjin i cili parashikon që menaxhimi i kësaj pasurie kombëtare të bëhet nga një studio e huaj. Opozita ngre dyshime për fonacionin amerikan.

Pavarësisht kontestimeve të opozitës dhe eksperëtve të fushës, maxhoranca miratoi draftin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Spaho: Është një skemë që ndryshon tërësisht nga modelet që ndryshojnë në botë dhe kërkojnë që shteti të jetë thellësisht i përfshirë. Para se të arrijmë te marrëveshja e re ju duhet të jepni shpjegime pse në Butrint duhet të hyjnë një fondacion privat për ta menaxhuar.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, iu përgjigj kritikave të deputetit demokrat, Edmond Spaho në lidhje procedurat e ndjekura.

Përfaqësuesja e Ministrisë: Ministria e Kulturës ka krijuar Fondacionin e përbashkët me ADF dhe Ministria e Kulturës lidh marrëveshjen e administrimit me këtë fondacion. Është Ministria e Kulturës që ka përgjegjësinë e administrimit dhe nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje të Konventës së Parisit.

Margariti: Prona nuk tjetërsohet. Nuk ka asgjë abuzive në këtë skemë. Unë do të jem kryetarja e Bordit, do ta menaxhojmë vetë.

Spaho iu kujtoi qeverisë se ky projekt është kontestuar dhe nga specialisti izraelit Giora Solar, ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA z. Joseph J. DioGuardi si dhe ekspertë vendas.

Spaho: Kjo marrëveshje menaxhimi, jo vetëm që është diskutuar që në ’93-shin dhe është hedhur poshtë nga BERZH, por është kundër Konventës së Parisit, që në pikat e saj kërkon që në menaxhim, shteti të jetë palë parësore.

Ndërkohë nuk munguan debatet për statusin e fondacionit.

Leskaj: Fondacioni është privat, OJF, nuk është fondacion i qeverisë amerikane. Parku i Butrintit nuk duhet të trajtohet si mall.

Por, qeveria thotë se Fondacioni është një institucion publik dhe e gjitha po bëhet për interesa politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here