Salinaji zbulon hilen e Bashës, tregon se çfarë ndodhte në kryesinë e grupit parlamentar para se të bëheshin publike dokumentet

0
254

Ervin Salianji ka zbuluar hilen e Lulzim Bashës, kur zhvilloheshin mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar, kur ai ishte kryetar i PD.

Salianji indirekt tha se Basha i udhëhequr nga Edi Rama komandonte i vetëm agjendën e opozitës por edhe agjendën publike.

Ai tha se politika e ecjes së faktit të kryer bëri që deputetët të ndaheshin, ndërsa shtoi se dokumentet nuk diskutoheshin me deputetët përpara se të bëhedhin publike.

Ervin Salianji: Sepse ka një hile që duhet ta komunikojë me publikun. Çdo herë që ka mbledhje  të grupit parlamentar të PD, në të gjithë ekzistencën e grupit parlamentar, ka pasur mbledhje të përjavshme të kryesisë së grupit parlamentar dhe përpara se dokumentet të bëhen publike nuk diskutoheshin njëherë me deputetët. Politika e ecjes së faktit të kryer është një në politikë ku deputetët u ndanë pak më përpara. Nuk mund të luhet më ku një person i udhëhequr nga një person të vendosë të komandojë jo vetëm agjendën e opozitës por edhe agjendën publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here