Mbi katër mijë rrënjë, si i kthyen shqiptarët tetë vila në “shtëpi bari” në Spanjë, nëntë persona në pranga

0
159

Shqiptarët vijojnë të sjellin probleme për policinë spanjolle. Së fundmi 9 anëtarë të një bande janë vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi në zona të ndryshme të Valencias.

Në këtë operacion janë asgjësuar katër mijë rrënjë kanabisi si dhe një numër i madh pajisjesh për kultivimin e drogës.

Konkretisht grupi merrte shtëpi me qira dhe më pas i kthente në godina ku kultivohej drogë.

Grupi kriminal i shpërbërë përbëhej nga individë të kombësisë shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Krerët e bandës, dy kriminelë shqiptarë, raportohet se “skllavëruan” kultivuesit e marijuanës, pasi nuk i lejonin të dilnin nga shtëpitë e barit.

Shtatë nga nëntë individët e arrestuar në operacion u lanë në burg të shtunën e kaluar.

Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro, për të cilat grupi investoi më shumë se 150,000 euro për të instaluar tetë serat e drogës.

Drejtuesit e bandës u jepnin lek të thata pronarëve të shtëpive që merrnin dhe madje ua jepnin edhe paradhënie.

Sipas raportimeve, policia sekuestroi rreth 4000 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, tharëse sythash, 25 mijë euro para cash, llamba, ndriçues, tharëse, transformatorë, ventilatorë, një makinë për numërimin e faturave dhe dokumentacione të ndryshme si pasaporta dhe karta krediti.

Mes shtatë trafikantëve të burgosur janë edhe dy krerët e bandës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here